Përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës theksuan nevojën për masa nga autoritetet e sigurisë për arrestimin e personave dhe grupeve kriminale në veri të Kosovës.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri në mbledhjen e Komitetit Lokal për Siguri Publike në Mitrovicë deklaroi se nuk ka patur incidente shumë serioze, por disa incidente herë pas herë kanë krijuar probleme.

“Një gjendje e tillë e paqëndrueshme, po krijon probleme për realizimin e projekteve të ndryshme në veri”, tha Haziri.

Top Channel