Kryesia e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e sotme të saj e ka vlerësuar si “një akt të lartë moral” vendimin e Fatmir Sejdiut për të dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit.

“Dorëheqja e presidentit Sejdiu është një akt i sakrificës së tij për interesat madhore të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, përkrahjen e të cilëve ai e ka pasur gjithmonë”, thuhet në një komunikatë.

Sipas kryesisë së LDK-së, Sejdiu gjatë gjithë kohës që ka udhëhequr vendin ka punuar me një urtësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

“Megjithëse Sejdiu ka marrë vetëm një njoftim nga Gjykata Kushtetuese dhe jo aktgjykimin e saj, ai dha dorëheqjen duke dëshmuar përkushtimin e tij për shtetin e Kosovës dhe të ardhmen euro-atlantike të tij”, thuhet më tej në komunikatë.

Top Channel