Zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi ka bërë të ditur se pritet shumë shpejt të caktohen temat, të cilat do të bisedohen me Serbinë.

Zëvendëskryeministri Kuçi, sipas Telegraf, deklaroi se në bashkëpunim edhe me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpejt do të dihen temat e bisedimeve.

Kuçi vlerësoi se Qeveria e Kosovës është e gatshme për fillimin e bisedimeve të karakterit ndërshtetëror.

Ndërkaq, përfaqësues të opozitës dhe analistë politikë kërkojnë që negociatat të zhvillohen në nivel të ekspertëve.

Top Channel