Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi merr përkohësisht kompetencat e presidentit të vendit, pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut.

Krasniqi në një konferencë të shkurtër për shtyp deklaroi se procesi i zgjedhjes së kreut të vendit do të jetë normal dhe në bazë të Kushtetutës.

“Cdo veprim i yni do të bëhet konform Kushtetutës dhe në interes të qytetarëve. Ju garantoj se në Kosovë nuk ka krizë institucionale, pasi këto janë zhvillime të parashikuara që kanë zgjidhje në formë kushtetuese”, tha Krasniqi.

Top Channel