Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi dorëheqjen nga detyra e kreut të shtetit.

Dorëheqja e Sejdiut vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkelje të ligjit themeltar të vendit, për mbajtjen e dy posteve njëkohësisht, ate te kreut te vendit dhe kreut te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

“Kam qenë i ndërgjegjshëm në punën time dhe kam respektuar parimet e mia. Nuk kam besuar se kam shkelur Kushtetutën, pasi kam mbajtur pezull detyrën e kreut të LDK-së”, tha Sejdiu.

Presidenti në një konferencë për media të pak minutave më parë deklaroi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të ofruar dijet dhe aftësitë e tij në të mirë të integrimit të vendit.

“Ne bashkarisht kemi shumë punë për të bërë për të ardhmen. Puna jonë nuk ndalet, para nesh kemi shumë sprova dhe ne do t’i kalojmë ato”, tha Sejdiu.

Top Channel