Komiteti Ushtarak i NATO-s, i udhëhequr nga admirali Gianpaolo Di Paola do të vizitojë nesër Kosovën.

Sipas njoftimit, që bëhet i ditur nga RTK, Komiteti Ushtarak i NATO-s do ta vizitojë Termocentralin e KEK-ut në Obiliq, Manastirin e Devicit dhe Shtabin e Grupit Luftues Shumëkombësh Veri në Novosellë.

Në Termocentralin e KEK-ut do të mbahet në stërvitje ushtarake nga FSK-ja, e më pas admirali Di Paola, komandanti i Forcave të Përbashkëta të Komandës në Napoli, admirali Mark Fitzgerald dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Erhard Byhler do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Top Channel