Kryeministrja sllovake, Iveta Radicova nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit të vendit të saj ndaj cështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne asnjëherë nuk kemi thënë se qëndrimi ynë është i përhershëm”, ka deklaruar Radicova, gjatë një vizite tek kontigjenti sllovak i KFOR-it.

Kryeministrja ka theksuar se gjithcka varet nga mënyra se si do të zhvillohet dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.

Top Channel