Dy shpërthime të fuqishme të ndodhura gjatë natës kanë tronditur banorët e qytezës së Zvecanit, në Kosovë.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, shpërthimet kanë ndodhur në shtëpinë e një gazetari serb dhe në lokalin e një banori tjetër me kombësi të njëjtë.

Sipas burimeve, gazetari serb është kryeredaktori i “Radio Mitrovica”, Casllav Milisavlevic, ndërsa lokali i sulmuar i përket familjes Stojkovic.

Burimet njoftojnë se dy shpërthimet për fat të mirë nuk kanë shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.

Shtëpia e gazetarit Casllav Milisavlevic është sulmuar po me eksploziv edhe disa muaj më parë, shtojnë më tej burimet.

Zvecani është një zonë e banuar tërësisht nga popullsi serbe, përvec një bukëpjekësi shqiptar.

Top Channel