Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi pasditen e së henes. 7 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së disa makinave në aksin rrugor që lidh qytetin e Larisës me atë të Trikalas.

Aksidenti ndodhi kur një kamion u përplas me dy autovetura që po lëviznin në të njëjtin drejtim, kur befas njëra prej tyre është përpjekur të parakalojë autoveturën e parë dhe kamionin njëkohësisht.

Në këtë përpjekje të gabuar drejtuesi i makinës është përplasur me dy mjetet e tjera. Nga një prej autoveturave janë nxjerrë të pajetë trupat e një çifti dhe të dy fëmijëve dy dhe tre vjeç, ndërsa nga autovetura e dytë, edhe tre persona të tjerë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur në aksidentin e rëndë dhe ndodhen në spital.

Top Channel