Greqi, 29 të vdekur nga virusi i Nilit

27/09/2010 18:00

29 persona kanë vdekur deri më sot në Greqi për shkak të virusit të Nilit, që është përcuar tek njerëzit nga mushkonjat.

Lajmi bëhet i ditur në raportin e fundit të Qendrës për Sëmundjet Infektive, në të cilin saktësohet se rastet e regjistruara, në vecanti në veri të vendit, janë 247.

Të gjitha viktimat kanë mbi 65 vjec. Ndërkohë që janë 14 pacientët, 4 prej të cilëve në reanimacion, që ndodhen të shtruar në spital.

Bilanci konsiderohet nga autoritetet si mjaft i rëndë, duke marrë parasysh fushatën e gjerë të dezinfektimit që përfshiu veriun.

Top Channel