Shefi i ICO-së, Piter Feith ka përshëndetur dorëheqjen e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vlerësonte se ai kishte shkelur ligjin duke mbajtur njëkohësisht edhe postin e kreut të LDK-së.

Feith është shprehur se reputacioni i Kosovës është forcuar me vendimin e Sejdiut, që sipas tij tregon se Kushtetuta e Kosovës është e fuqishme dhe se institucionet e saj respektojnë sundimin e ligjit.

“Unë jam konsultuar me kryetarin e Kuvendit dhe mirëpres gatishmërinë e tij për të marrë përsipër përgjegjësitë sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka deklaruar Feith.

Më tej ai u ka bërë thirrje politikanëve kosovarë që të tregojnë aftësi lidershipi, në mënyrë që tranzicioni presidencial të jetë sa më i lehtë.

Top Channel