Ministri i Mbrojtjes i Çekisë, Alexandr Vondra deklaroi se vendi i tij e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa njoftoi se shteti i tij do të reduktojë numrin e forcave që i ka në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Ai pas takimit me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi e vlerësoi këtë dialog të rëndësishëm, ndërsa theksoi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të mbesin të angazhuara në këtë proces.

Pas këtij takimi, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi tha se institucionet e Kosovës janë të gatshme për të biseduar me Serbinë lidhur me temat që kanë të bëjnë me paqen, stabilitetin dhe integrimin evropian.

Top Channel