Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të zhvillojë më 12 tetor një vizitë zyrtare në Beograd.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Clinton do të takohet me presidentin serb Boris Tadic dhe homologun Vuk Jeremic.

Sipas burimeve, në këto takime pritet të trajtohen temat mbi të cilat do të përqendrohen bisedimet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjithashtu, shtojnë burimet, shefja e diplomacisë amerikane do të diskutojë me përfaqësuesit e Beogradit mbi rrugën evropiane të Serbisë.

Top Channel