
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat se qeveria është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, ndërsa kërkoi nga opozita që të mos përdorë këtë proces për të mbuluar mega-aferat e saj.
“Ne kemi shënuar arritje dhe askush nuk mund të pluhurosë mendjen e shqiptarëve me mashtrime apo trillime”, tha Berisha.
Duke folur për cështjen e kasave, Berisha theksoi se qeveria ka vendosur që për këto pajisje të ketë zero shpenzim nga bizneset, drejtuesit e të cilave janë kontribues në ecurinë e Shqipërisë.
Berisha po ashtu garantoi Ramën se nuk do të ketë pakesim te buxhetit per bashkite dhe komunat.
Kryeministri foli me entuziasëm për arritjet e vendit, për përgjysmimin e taksave dhe dyfishimin e të ardhurave, ndërsa theksoi se objektiv mbetet rritja e pagave dhe pensioneve,si dhe rrugët.
Po ashtu Berisha theksoi se qeveria ka vepruar me përgjegjësinë më të madhe për vizat, ndërsa theksoi se në pikat e kufirit shqiptar është teknologjia më e lartë.
Top Channel