Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje “të gjitha palëve” që të zgjidhin cështjen e telefonisë së lëvizshme serbe që vepron në Kosovë.

“Cështja duhet të zgjidhet me të njëjtën grymë konstruktive që mbizotëroi gjatë miratimit të rezolutës për Kosovën në OKB”, ka deklaruar Maja Kocijancic, zëdhënëse e baroneshës Catherine Ashton.

Zëdhënësja është shprehur se zhvillimet e regjistruara këtë fundjavë në Kosovë kanë bërë më të domosdoshme nevojën e dialogut Prishtinë-Beograd.

Sot në Kosovë përfundoi faza e dytë e operacionit për heqjen e antenave të kompanive serbe që ofrojnë shërbimin e telefonisë së lëvizshme.

Operacioni, i kryer në praninë e Policisë së Kosovës, është shtrirë në 23 lokalitete të shtetit të ri, përvec zonës së veriut.

Top Channel