Ish-sekretare amerikane e Shtetit Madeleine Albright dhe James O’Brien deklarojnë se
rrugëtimi i Kosovës drejt pavarësisë ka qenë ndërkombëtar.

Në një shkrim në “Wall Street Journal” ata thonë se ‘në javët e ardhshme, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mundësinë për të ndërmarrë një hap thelbësor përpara, në përmbushjen e synimit shumë të dëshiruar nga politikëbërësit amerikanë dhe ata evropianë, një Evropë të bashkuar dhe të lirë’.

“Që prej vitit 1999, kur NATO-ja dhe Serbia hyjnë në luftë për Kosovën, Serbia është bërë një vend demokratik, kurse Kosova ka lindur si një shtet i ri, që synon të pranohet nga të gjitha shtetet si vend i pavarur dhe anëtar i plotë i komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në shkrim.

Sipas tyre, vlerësohet se ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të investojë gjithë vëmendjen në hapat e ardhshëm praktikë që do të mund të sforconin shtetet e këtij rajoni dhe ta bëjnë realitet vizionin e një Evrope të lirë dhe të bashkuar, duke përfshirë gjithë Ballkanin.

Top Channel