Kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidentin Sejdiu. Thaçi tha se rasti është serioz dhe një çështje legale, jo vetëm politike.

“Dëshiroj të theksoj që kjo është çështje serioze, është legale dhe jo vetëm interpretimit politik. Presim vendimin zyrtar të gjykatës e më pas do të marrim vendimin”, tha Thaçi

Nëse ky rast do të dëmtonte koalicionin qeverisës, apo në lidhje me votën e partisë së kryeministrit Thaçi nëse çështja do të mbërrinte tek Kuvendi i Kosovës, Thaçi tha se nuk mund të parashikojë asgjë për këto, kur ende nuk ka një vendim zyrtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa duke folur nëse Kosova ndodhej në një krizë institucionale, kryeministri tha se kjo nuk do të ndodhë.

“Siguroj qytetarët se nuk do të ketë as vakuum as krizë institucionale. Do të punojmë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe nevojat e shteti dhe të shoqërisë”, shtoi më tej kryeministri.

Ndërkohë AKR ka kërkuar nga presidenti Sejdia zgjedhjen e një posti mes krytarit të LDK-së dhe atij të presidentit, ndërsa Partia e Drejtësisë, e cila ndodhet në koalicionin qeverisës ka kërkuar nga Sejdiu shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme në prill të vitit tjetër e më pas dorëheqjen e parevokueshme.

Top Channel