Pas një vendimi të Autoritetit të Telekomunikacionit, Policia e Kosovës ndërmori sot një aksion për të hequr dhe shkatërruar antenat ilegale të telefonisë fikse dhe celulare të operatorëve sërbe.

Aksioni është shtrirë në më shumë se 17 vendndodhje në të gjithë Kosovën dhe sipas raportimit është kryer me sukses.

Në shenjë pakënaqësie për aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës, më shumë se 500 servë protestuan në Zubin Potok kërkuan rihapjen e operatorëve serbë të telefonisë.

Sipas policisë kosovare protesta përfunduan qetësisht dhe nuk ka patur incidente.

Top Channel