Kamionistët grekë vazhdojnë protestat në Athinë, duke mbajtur të paralizuar sektorin e tregtisë ne vendin fqinjë.

Për të 14-tën ditë rresht ata kanë dalë në shesh kundër reformës për liberalizimin e këtij sektori. Protesta ka bllokuar rreth 10 mijë konteniere në Portin e Pireut dhe në Selanik.

Ata refuzuan propozimin e qeverisë për të runisur punën pas disa modifikimeve në ligj. Ndërkohë, qeveria ka paralajmëruar se nuk do tolerojë dhunimin e ligjit.

Top Channel