Mediu: Energji nga mbetjet

25/09/2010 15:20

Projektligji për administrimin e mbetjeve urbane, i prezantuar nga ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu synon që mbetjet të shihen edhe si një burim i prodhimit të energjisë dhe gazit përmes inceratoreve.

“Perdorimi i mbetjeve per prodhim energjie eshte rruga me eficente per te shfrytezuar mbetjet urbane ne interes te ekonomise dhe per te garantuar fonde shtese per administrimin e tyre”, tha ministri Mediu.

Ne kete takim eshte theksuar se taksa e mbetjeve e vendosur nga pushteti lokal e cila varion nga 1200 deri ne 2700 leke, duhet te rritet,pasi kostoja reale e administrimit te mbetjeve eshte shume me e larte

“Rishikimi i taksave, apo rrugëve të detyruese, por edhe stimuluese duhet te jene prioritet i strukturave vendimarrese te njesive vendore.Pervec mbeshtetjes dhe stimulimit te teknologjive bashkekohore te administrimit te mbetjeve, rol te rendesishem luajne dhe politkat fiskale dhe stimuluese, qe mund te perdoren ne kete fushe. Nje nder to eshte mbeshtetja e bizneseve te riciklimit dhe favorizimeve fiskale, qe mund dhe duhen bere ndaj tyre”, tha Mediu.

Mediu ka sqaruar se administrimi koncesionar i mbetjeve eshte me i suskesshme ndaj edhe ai duhet te aplikohet, pas deri  me tani njesite vendore nuk kane marre pergjegjesite qe iu jep ligji per administrimin e mbetjeve

Top Channel