Fatmir Sejdiu mund të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që vlerësonte hapur se ai ka shkelur Kushtetutën duke mbajtur edhe postin e kreut të LDK-së.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat iu referohen burimeve të afërta me presidentin.

Këto të fundit nuk e përjashtojnë mundësinë që Sejdiu të njoftojë dorëheqjen sapo të jetë kthyer nga Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, shtojnë burimet, largimi i Sejdiut nga ky post nuk pritet të përcillet me krizë institucionale, pasi një gjë të tillë nuk e dëshirojnë as vendet mike.

Top Channel