Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ka përsëritur qëndrimin e Prishtinës zyrtare se bisedimet Serbi-Kosovë mund të zhvillohen vetëm si dy shtete te pavarura.

Deklaratën e tij Hyseni e bëri gjatë një fjalimi në Universitetin e Nju Jorkut, ku prej ditësh po lobon për njohje të reja të pavarësisë.

“Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me Serbinë për cështje praktike me interes të ndërsjellë, mbi bazën shtet për shtet”, ka pohuar Hyseni.

Ai ka shtuar më tej se qeveria ku bën pjesë po bën përpjekje serioze për konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Top Channel