Ish-kryeministri maqedonas Lubco Gjeorgjevski ka propozuar ngrirjen e negociatave për cështjen e emrit me Greqinë.

Në një intervistë për BBC, Gjeorgjevski ka deklaruar se vendosja e një moratoriumi përbën një zgjidhje kalimtare për problemin në fjalë.

“Propozoj që të shkojmë në një status quo për një periudhë nga 50 deri në 100 vjet, duke ngrirë negociatat për emrin. Kjo do të jetë një garanci për grekët që Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së me emrin FYROM”, ka pohuar ish-kryetari i VMRO/DPMNE-së.

Top Channel