Rusia po shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes në bisedimet e reja mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të përqendrohen në cështje teknike.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin, sipas të cilit Moska zyrtare po analizon këtë opsion.

Gjatë një vizite në Leskovc, diplomati është shprehur se vendi i tij ka mbetur i habitur me rezolutën e paraqitur nga Serbia në Kombet e Bashkuara.

“Rezoluta që Serbia paraqiti në OKB për ne ishte një habi e madhe. Por e kuptoj se pala serbe ka dhënë qëndrimin e saj ndaj kësaj rezolute, prandaj neve na duhet që të formojmë sa më mirë qëndrimin tonë”, ka pohuar Konuzin.

Ai ka shtuar më tej se kjo nuk do të thotë se Rusia po ndryshon qëndrimin e saj ndaj cështjes së Kosovës.

Top Channel