
Njësia task force në Prokurorinë e Tiranës ka hedhur në pranga tre persona të cilët akuzohen për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në bashkëpunim.
Drejtori i Drejtorisë së Shitjes se Pronave Publike ne Ministrine e Financave Kliton Rusi dyshohet te kete kete abuzuar me detyren gjate privatizimit te nje objekti publik ne qytetin e Lushnjes per te cilin prokuroret mendojne se jane shkelur procedurat ligjore. Ai dyshohet te kete kryer korrupsion pasiv.
Sipas prokurorisë objekti publik i privatizuar eshte nje ish-ndermarrje shteterore ne Lushnje. Nderkohe edhe dy te arrestuarit e tjere Misir Haxhiu me detyre Drejtor i Sigurimeve Shoqerore ne Lushnje dhe Dashnor Sinanaj administrator i firmes Zdrava kane bashkepunuar me njeri-tjetrin per ndikuar tek zyrtari i Ministrise se Financave per t’i kaluar procedurat e privatizimit te objektit publik ne kundershtim me ligjin.
Top Channel