Shkupi do të ketë një shesh me emrin e Skënderbeut. Qeveria Maqedonase ka planifikuar ndërtimin e sheshit me sipërfaqe 20 mijë metra katrorë në lagjen e shqiptarëve, në Çair.

Projekti parashikon edhe ndertimin e objekteve moderne e multifuksionale. Projekti është në faqën fillestare dhe ai është prezantuar nga zv/kryeministri, Avdylaqim Ademi.

Në këtë shesh parashikohet edhe ndërtimi i një amfiteatri dhe një parkimi gjigand. Ndërtimi do kalojë në disa faza, ndërsa kostoja nuk dihet. Ky mund të jetë investimi më i madh i qeverisë në pjesën e shqiptarëve, sepse deri tani jane bërë investime vetëm në jug të qytetit.

Top Channel