Rreth 5 mijë policë rumunë kanë protestuar sot në Bukuresht kundër shkurtimit të pagave me 25% në sektorin publik.

Vendimi është marrë për të përballuar situatën e rëndë financiare të vendit.

“Protesta e policëve nuk ëhstë një grevë”, është shprehur lideri i sindikatës, Marius Gruia.

Ai ka shpjeguar se nga 20 shtatori policët kanë filluar të limitojnë aktivitetin në mënyrë proporcionale më shkurtimet dhe do të bëjnë punë shtesë vetëm në situata të jashtëzakonshme.

Top Channel