Katari ka firmosur një prokoll-marrëveshje me Greqinë në të cilën parashikohet investimi i 5 miliardë dollarëve në ekonominë greke.

Bëhet fjalë për një shumë të mirëpritur nga Athina, e prekur nga kriza ekonomike.

Shuma do të investohet në sektorë si ai energjitik, turizëm, banka dhe infrastrukturë.

Greqia dhe Katari që do të lëvizë nëpërmjet krahut financiar Qatar Investment Authority, do të bashkëveprojnë për të promovuar investime dhe mundësi në bazën e marrëveshjeve specifike.

Top Channel