Kamionistët grekë kanë bllokuar hyrjen në portin e Pireut, në Athinë, duke ndaluar trafikun e mallrave, por jo të pasagjerëve.

Manifestuesit deri tani kanë kufizuar veprimet e tyre, duke i hapur rrugë një proteste të re, pasi kanë hedhur poshtë, në përfundim të një asambleje, propozimet e qeverisë.

Ata kanë lajmëruar vazhdimin pa afat kohor të grevës që vijon prej 12 ditësh.

Top Channel