Kriza politike në Kosovë, DASH thirrje partive politike: Duhet progres dhe stabilitet, ngërçi po rezulton në mundësi të humbura për vendin
Zyrtarë të Turqisë dhe Sllovenisë janë shprehur të gatshëm të ndërmjetësojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu ka deklaruar në Nju Jork se Turqia do të mund të pranonte një rol ndërmjetësues.
“Turqia do të bëjë gjithçka që është e domosdoshme. Marrëdhëniet tona me Serbinë kanë shënuar progres gjatë kësaj periudhe dhe Turqia do të jetë tejet e kënaqur nëse ky partneritet bëhet strategjik”, ka pohuar Davutoglu.
Edhe zyrtarë sllovenë janë shprehur se do të angazhohen në bisedimet mes Kosovës e Serbisë, gjë që është mirëpritur nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Clinton dhe shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zbogar.
“Ideja sllovene ka fituar mbështetje edhe nga anëtaret e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka deklaruar ky i fundit.
Top Channel