Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell u ka përcjellë qytetarëve kosovarë mesazhin se, demokracia nuk është përgjegjësi vetëm e liderëve politikë.

“Demokracia dhe sundimi i ligjit janë punë e cdo qytetari të Kosovës dhe jo vetëm e udhëheqësve, prokurorëve, apo gjykatësve”, ka deklaruar Dell.

Në një fjalim të mbajtur para anëtarëve të organizatës KUSA, Dell preku edhe cështjen e mjedisit, duke nënvizuar se edhe këtu është jetik angazhimi i qytetarëve.

“Ndoshta nuk mund të evitohet ajo që ka shkaktuar KEK-u në këto vite, por mund të pastrohen rrugët dhe lagjet e kryeqytetit, në mënyrë që të krijohet një ambjent i pastër. Për të gjitha këto duhet një angazhim qytetar”, është shprehur Dell.

Top Channel