Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se ka ardhur koha që në rajon të mbyllet epoka e konflikteve dhe të hapet një epokë e re paqeje dhe stabiliteti. 

“Ne presim që të kemi raporte të mira me të gjitha vendet, në mënyrë që të mbyllim kapitullin e konfliktit dhe të hapim kapitullin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit”, ka pohuar Thaci.

Duke folur në samitin e liderëve të vendeve të Ballkanit, kreu i qeverisë kosovare ka theksuar se pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka perspektivë të qartë evropiane.

“Një ditë edhe Kosova, ashtu si vendet e tjera, do të jetë pjesë e NATO-s dhe e BE-së, por gjithmonë në marrëdhënie të vecanta me SHBA”, ka shtuar Thaci.

Top Channel