Mourinho, “jo” Casillas për të shtyrë stërvitjen

23/09/2010 15:20

Jose Mourinho i është përgjigjur me një “jo” të thatë kërkesës së portierit Iker Casillas për të shtyrë me një orë fillimin e stërvitjes ditore, nga 10 në 11.

Këtë kërkesë, gardiani i portës e ka bërë në emër të lojtarëve të tjerë, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të cojnë fëmijët në shkolla para se të shkojnë në qëndrën stërvitore të Valdebebas.

Por “I vecanti” nuk do t’ia dijë për justifikimet e të tijve, duke respektuar një traditë që e ndjek prej vitesh. Mes skuadrës “Merengues”, vetëm Carvalho e Dudek kanë fëmijë që ndjekin shkollën dhe kjo është një nga arsyet pse Mou ka refuzuar kërkesën. Metoda “Mourinho” parashikon një organizim strikt ku pëtfshihen rreth 200 shërbime për t’u përgatitur sa më mirë.

“Ma imponon tradita dhe kultura e klubit. Dua që skuadra ime të ketë gjithmonë topin në këmbë dhe të dijë cfarë të bëjë kur e humbet. Dua të fitoj me një lojë të bukur, duke sulmuar”, shprehet portugezi në një intervistë për “Canal +”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA