Republika e Kosovës dhe Republika e Vanuatus kanë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës iu bënë thirrje edhe njëherë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Vanuatus, shtet që e ka njohur shtetin e Kosovës, më 28 prill 2010 u nënshkrua nga presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Vanuatus, Eduard Natapei.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Vanuatus.

Top Channel