Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe komandanti i KFOR-it për veriun, Frank Barrera, në një takim të përbashkët kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Mitrovicë pas incidenteve të fundit është e qetë, ndërsa Kastrati ka përmendur si problem mungesën e lëvizjes së lirë për shqiptarët në veri të qytetit, përderisa qytetarët serbë lëvizin lirshëm në jug dhe në gjithë Kosovën.

Në njoftimin e komunës së Mitrovicës bëhet e ditur se në takim u bisedua edhe për zhvillimet tjera në Mitrovicë si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët.

“Kjo gjendje në veri vazhdon të jetë shqetësuese, meqë banorët shqiptarë nuk kanë liri qarkullimi”, theksoi Kastrati, ndërsa ka prekur edhe problemet e mëdha që kanë të bëjnë me cështjen e pronës private.

Top Channel