Ish-përfaqësuesi i BE-së në Trojkën ndërkombëtare që ndërmjetësoi bisedimet shtesë mes Kosovës dhe Serbisë, Wolfgang Ischinger ka ftuar Gjermaninë që të dalë me nisma të reja për Kosovën dhe me idenë që raportet mes Kosovës dhe Serbisë të rregullohen sipas shembullit të dy Gjermanive me marrëveshjen e vitit 1972.

Ischinger argumenton, sipas Telegraf, se duhet të bëhet e qartë se nuk mund të ketë ndryshime të kufijve dhe po ashtu se “Gjermania duhet të sigurojë që BE-ja të mbajë përgjegjësinë e saj për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe t’i inkurajojë Serbinë dhe Kosovën që të shikojnë përpara së bashku, tash 11 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s”.

Shumë diplomatë të BE-së, ndonëse nuk e thonë zyrtarisht dhe publikisht pohojnë se as Kosova e as Serbia nuk do të mund të bëhen anëtare të BE-së asnjëherë nëse nuk do të kenë marrëdhënie mes vete.

Top Channel