Kamionistët grekë të cilët prej 11 ditësh janë në grevë kundër liberalizimit të profesionit, nuk tërhiqen.

Ata vijojnë bllokimin e lëvizjes përreth Selanikut dhe Athinës me më shumë se një mijë kamionë.

Gjatë natës janë hequr bllokimet rrugore që kanë ndërprerë rrugët e mëdha të komunikimit kombëtar. Protestuesit theksojnë se kanë rezervuar veprime të reja surprizë.

Top Channel