Ekonomia greke pritet të goditet edhe më fort nga efektet e krizës gjatë muajve që do të vijnë. 

Një studim i sindikatave, i bërë publik së fundmi, tregon se papunësia do të rritet edhe me 20 për qind, ose me 1 milionë vetë.

Ndërkohë, vendi kaloi sot ditën e 11 të grevës së kamionistëve, të cilët protestojnë kundër liberalizimit të sektorit të tyre, duke i shkaktuar vendit dëme të rënda ekonomike.

Top Channel