Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka deklaruar se është gatshme për takim tjetër në New York me përfaqësuesit e Beogradit e të Prishtinës rreth bisedimeve të tyre të ardhshme.

“Ky është dialog mbi të ardhmen dhe integrimet evropiane e jo për të kaluarën” ka thënë Ashton, ben te ditur Telegraf.

Ajo ka shfaqur shpresën se mund të mbështetet në besimin e mirë dhe gatishmërinë edhe të Beogradit edhe të Prishtinës për të biseduar. Sipas saj ka shumë fusha në të cilat duhet promovuar bashkëpunimin dhe të zhvillohen raportet e punës për të cilat janë të domosdoshme marrëveshje dhe zbatimi i standardeve të përbashkëta evropiane.

Top Channel