Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka denoncuar sot rrezikun që sipas saj i kanoset shtetit të ri nga proceset “e shpejta” të privatizimit.

Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala ka deklaruar se në Kosovë vihet re një mungesë e theksuar e besimit të qytetarëve tek demokracia, për shkak të personave që udhëheqin vendin.

“Rreziku i parë që i kanoset vendit është privatizimi i shpejtë nga disa individë, të cilët nuk janë të mandatuar për të bërë një gjë të tillë”, ka pohuar Shala, në një fjalim në Universitetin Amerikan të Kosovës.

Ai ka shtuar më tej se një tjetër rrezik vjen nga përqendrimi i ekonomisë së Kosovës tek disa familje me influencë në vend.

Top Channel