Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier ka deklaruar se seksioni i misionit të tij në veri të Kosovës nuk po e pengon integrimin e kësaj zone.

Reagimi i Zannier erdhi pas publikimit në një të përditshme kosovare të një raporti që akuzonte UNMIK-un se po mbështet strukturat paralele serbe në veri.

“Ky raport është i pavërtetë dhe përmban një numër pohimesh të pabaza. Më vjen keq që autorët e tij nuk janë konsultuar me mua, apo me zyrtarët e duhur para se ta publikonin atë. Po ta kishin bërë këtë do të kishin mundësi të publikonin një raport më të saktë”, ka pohuar Zannier.

Top Channel