Kriza politike në Kosovë, DASH thirrje partive politike: Duhet progres dhe stabilitet, ngërçi po rezulton në mundësi të humbura për vendin
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kanë marrë pjesë në takimin vjetor të Nismës Globale Clinton, që mblodhi liderë dhe ish-liderë shtetesh nga e mbarë bota.
Gjatë ceremonisë, sipas Telegraf, Thaçi dhe Sejdiu patën një takim me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ku u diskutuan tema që kanë të bëjnë me arritjet e deritanishme dhe mundësitë zhvillimore të Republikës së Kosovës dhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Thaçi, i shoqëruar nga presidenti Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, po kanë zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Nasser Al-Sabah. Liderët kosovarë gjatë takimit, ritheksuan kërkesën e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvajtit.
Top Channel