Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi kanë marrë përgjigje negative nga Kisha Ortodokse Serbe për të marrë pjesë në ceremoninë e Patriarkut Irinej, që do të zhvillohet në 3 tetor në Patrikanën e Pejës.

“Kërkesa është refuzuar pasi prania e Sejdiut dhe Thaçit do të thoshte pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Kisha Ortodokse Serbe”, citojnë mediat serbe burime të afërta me Patriarkun Irinej, bën të ditur Telegraf.

Për rrjedhojë, sipas këtij burimi, autoritetet në Kosovë kanë kërcënuar se do të ndalojnë hyrjen e të ftuarve nga Serbia, duke filluar prej presidentit Boris Tadic dhe anëtarëve të qeverisë serbe.

Top Channel