Ministri i Jashtëm maqedonas, Antonio Milloshoski i ka tërhequr vëmendjen Aleancës së Atlantikut të Veriut për lënien jashtë të Maqedonisë, për shkak të kontestit të emrit me Greqinë. 

“Nuk është parimore që për shkak të cështjes së emrit, Maqedonisë t’i lejohet të ruajë kampin e NATO-s dhe nga ana tjetër të mos i lejohet të strehohet nën kupolën e saj”, ka deklaruar Milloshoski.

Deklaratën e tij, shefi i diplomacisë maqedonase e bëri në një darkë pune të ministrave të Jashtëm të vendeve të Evropës.

Milloshoski ka kujtuar kontributin e Maqedonisë në vendosjen e stabilitetit në Ballkan dhe angazhimin e saj në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA