Katari ka vendosur të njohë pavarësinë e Kosovës dhe do ta bëjë publik këtë vendim shumë shpejt. 

Lajmin e ka bërë të ditur emiri i këtij vendi, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani, gjatë një takimi me presidentin kosovar Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci në Nju Jork.

Emiri ka deklaruar se vendi i tij i ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe ka shqyrtuar me kujdes vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Top Channel