Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka zhvilluar një seri takimesh me ministra të punëve të Jashtme që po qëndrojnë në New York gjatë sesionit plenar të Asamblesë së Përgjithshme.

Një takim të veçantë, Ministri Hyseni ka pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Ganës, Muhammad Mumuni. Gana është vend anëtar i Këshillit të Sigurimit dhe shtet që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, ndërsa ministri ka ripërsëritur thirrjen për njohje formale të Republikës së Kosovës nga ky vend.

Ministri Hyseni ka pasur një takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Indonezisë, Dr. Marty M. Natalegawa, me të cilin u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin. Nga ky takim, është vërejtur një interesim i shtuar nga Indonezia pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme.

Top Channel