Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta ndalë procesin e lustracionit. 

Me këtë deklaratë Gruevski i është përgjigjur ish-liderit të partisë së tij Lubco Gjeorgjevski, i cili tha se VMRO-DPMNE po pengon procesin në fjalë.

“Nuk kam ndërmend ta frenoj procesin e lustracionit, ashtu sikurse nuk kam ndërmend të mbroj njeri. Nëse dikush ka bërë gjëra të tilla duhet të përgjigjet, pavarësisht nëse është i VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, apo ndonjë partie të tretë”, ka pohuar Gruevski.

Ai ka shtuar më tej se është personi që mbështet më shumë këtë proces dhe i ka bërë thirrje komisionit përgjegjës që të identifikojë të gjitha rastet.

Top Channel