Kryeqyteti grek Athine vazhdon të mbetet i bllokuar prej grevave të sindikatave.

Qindra kamioniste mbajnë të pushtuar sheshin përpara parlamentit. Protesta ka hyrë në ditën e saj të dhjetë. Përvec problemeve që kjo greve ka krijuar në transportin e mallrave dhe lëvizjen e qytetarëve në rruget e kryeqytetit, banoreve te Athines i jane shtuar edhe greva te tjera.       
        
Mesditen e se merkures eshte ndalur edhe transporti hekurudhor dhe metroja e Athines ndersa shitesit ambulante kane protestuar perpara Ministrise se Ekonomise. Sindikatat e hekurudhave nisin dhe ato nje greve pese oreshe ne shenje kundershtimi te planeve te qeverise Papandreu per reforme te thelle ne kete sektorin me deficitin me te madh ne vend, plot 10 miliarde euro.

Qe prej ores 11 deri ne oren 16:00 asnje tren pasagjeresh ose mallrash nuk do te udhetoje ne te gjithe vendin, ndersa greves i  jane bashkangjituer edhe punonjesit e Metrose se Athines dhe Tramvajes, te cilet preken prej reformes se ketij sektor. Ministri i Transporteve Dhimitris Rrepas ka deklaruar se ndryshimet parashikojne uljen e shpenzimeve funksionale te sektorit, pakesimin e vendeve te punes dhe reduktim te pagave, ndersa ne nje te ardhme te afert, kompania e vetme e hekurudhave, teresisht shteterore OSE do te ndahet dhe privatizohet. Sindikatat thone se do te pershkallezojne protestat e tyre gjate diteve te ardhshme.

Top Channel