Policia boshnjake ka ndërmarrë kohët e fundit një operacion të gjerë, të shtrirë në tërë vendin, kundër kontrabandës së cigareve, që është mbyllur me arrestimin e 60 personave.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave mes të arrestuarve janë edhe 22 oficerë policie, të cilët favorizonin kontrabandën.

Bosnje e Hercegovina ka qenë për një kohë të gjatë vend tranzit për kalimin e drogës, armëve dhe emigrantëve klandestinë drejt vendeve perëndimore.

BE i ka vënë si kusht parësor këtij vendi luftimin e krimit të organizuar, në mënyrë që qytetarët e tij të fitojnë më pas të drejtën për të lëvizur të lirë në zonën Schengen.

Top Channel