Zyrtarë të Bashkimit Evropian, përfshirë përfaqësuesen e Lartë për politikë të Jashtme, Catherine Ashton, u kanë kërkuar Prishtinës dhe Beogradit, që të përcaktojnë fushat e interesit të përbashkët, të cilat do të mund të trajtoheshin në bisedimet ndërmjet tyre. Po ashtu është kërkuar ndihma e Washingtonit në procesin negociator.

Kërkesa e diplomatëve evropianë, sipas BBC-së është bërë me qëllim të përshpejtimit të takimit ndërmjet palëve.

Udhëheqësit politikë të Kosovës dhe Serbisë kanë ripërsëritur qëndrimet e tyre për çështjen e bisedimeve, megjithëse kanë pranuar se dialogu mes tyre është i domosdoshëm për pajtimin e dy popujve në Ballkan.

Top Channel